Ky është ekipi negociues i LDK-së për balotazhin në Prizren

28.10.2017 16:19:39

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren, ka formuar një ekip për të negociuar me dy kandidatët që kanë mbetur në balotazh në këtë qytet, Shaqir Totaj dhe Mytaher Haskuka.

 

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli dhe anëtarët e kryesisë: Haziz Hodaj, Fatmir Memaj, Xhavit Ukaj dhe Hatim Baxhaku, janë caktuar në ekipin që do të negociojnë me Vetëvendosjen dhe PDK-në për zgjedhjet e balotazhit në Prizren.

Por, Baxhaku ka refuzuar të jetë pjesë e këtij ekipi për shkak se ai nuk ka pranuar të bisedojë me PDK-në.

“Baxhaku nuk dëshiron të bisedojë me PDK-së”, tregon një burim brenda LDK-së në Prizren.

Hatim Baxhaku në zgjedhjet e 22 tetorit nuk ka arritur të fitojë për kryetar të Prizrenit. Ai, pas humbjes ka deklaruar se LDK-ja duhet të përkrah Vetëvendosjen në balotazh.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se ekipi negociues është formuar pa debat të brendshëm.

“ Në mbledhje nuk ka pasur debat”, tregon për “PrizrenPress” një burim brenda LDK-së.

 

“Disa anëtarë kanë dashur që të diskutohet rezultati i zgjedhjeve, por nuk kanë lejuar me arsyetimin se nuk jemi mbledhë për këtë punë”, tha ai.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj dhe ai i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, do të përballen më 19 nëntor në balotazhin për .

Totaj dhe Haskuka kanë kërkuar mbështetje nga partitë që kanë mbetur jashtë garës.