Ky është polici hero që mbeti i vrarë sot në Izmir të Turqisë (Foto)

05.01.2017 17:09:27

Pas sulmeve terroriste në qytetin e Izmirit të vrarë kanë mbetur të vrarë dy persona, njëri ndër ta polic rrugor.

Polici i vrarë pranë gjykatës turke është një shembull i heroizmit pasi ishte ai që parandaloi sulmin e madh, transmeton lajmi.net.

Pika në të cilën policët ruajnë hyrjen e Gjykatës së Qarkut, ishte vendi ku ndodhi sulmi. Polici Fethi Sekin, nga një distancë e afërt e qëlloi njërin nga terroristët të cilët hapën zjarr të parët në drejtim të tyre.

Në përpjeke për të qëndruar larg plumbave, Seki u qëllua ku dhe mbeti i vrarë.

Guvernatori i Izmirit, Erol Ayyildiz ka thënë se “Vëllai ynë u vra, mirëpo policia e parandaloi humbjen e disa jetëve”.