LDK ka propozuar katër emra për garën për Prishtinën

19.08.2017 18:54:03

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka propozuar katër emra për të kandiduar në Komunën e Prishtinës, në zgjedhjet lokale që mbahen më 22 tetor.

“Janë Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani, Arban Abrashi dhe Ismet Beqiri që janë dalë nga debati i pesë degëve të Prishtinës dhe grupmoshave tjera që janë pjesë e debatit të brendshëm e që përfshinë nëndegë degë dhe forumet e LDK-së”, deklaroi Haziri