LDK kërkon ndryshim të rregullores që seancat e Kuvendit të mbahen në distancë

13.07.2020 16:22:59

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar në seancën e sotme që të futet në rend të ditës ndryshimi i rregullores së Kuvendit, që ia mundëson deputetëve mbajtjen e seancave nga largësia, për shkak të shtimit të numrit të personave të prekur me koronavirus.

Deputetja Besa Gaxherri, në emër të këtij subjekti ka kërkuar kalimin e një mocioni në Kuvend për ndryshim të rregullores së Kuvendit.

Me këtë ndryshim, sipas Gaxherrit, synohet që seancat e Kuvendit të mbahen nga distanca.

“Është urgjencë duke pasë parasysh relevancën, që në ta ndryshojmë rregulloren që për shkak të pandemisë seancat të mbahen edhe nga largësia për një afat kohor. Dyshoj se ka më tepër deputetë këtu të infektuar se ata dhjetë”, ka thënë Gaxherri.