LDK kërkon që në seancën e sotme, pikë e rendit të ditës të jetë vetëm projektligji për Trepçën

07.10.2016 15:58:48

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka kërkuar që në seancën e sotme të hiqen të gjitha pikat tjera të rendit të ditës dhe të mbetet vetëm shqyrtimi i projektligjit për Trepçën.

Ai po ashtu ka propozuar që në bazë të rregullores shqyrtimi i dytë i projektligjit për Trepçën të mbahet po ashtu sot.

Ky propozim është mbështetur edhe nga PDK-ja, kurse VV-ja ka dalë kundër.