Kuvendi miraton propozimin e Ismet Beqirit për shqyrtim vetëm të projektligjit për Trepçën

07.10.2016 15:57:38

Kryetari i Grupit kuvendor të LDK-së, Ismet Beqri ka kërkuar që sot të disktohet betëm projektligji për Trepçën dhe të hiqen nga rendi i ditës të gjitha pikat tjera.

Këtë propozim e ka mbështetur edhe shefi i Grupit kuvendor të PDK-së, Zenun Pajaziti

Shefi i Grupit kuvendor të Vetëvendsojes, Glauk Konjufca thotë se është i papranueshëm  procedimi me procedurë të përshpejtuar të projektligjeve të rëndësishme për vendin.

Shefi i Grupit kuvendor i listës “Srpska”, Simiq” ka shprehur mospajtimin e tij me këtë projektligj, dhe ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës.

Në fund Kuvend miratoi propzimin e Imset Beqiri, me procedurë të përshpejtuar, dhe shmangie nga procedura rregullt për këtë projektligj.