LDK mban sot konferencë për media

12.08.2021 08:28:27

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se sot do mbajë një konferencë për media.

Kjo gjë u konfirmua përmes një komunikate të lëshuar për medie, derisa nuk bëhet e ditur arsyeja e konferencës.

“Më datë 12 gusht 2021, në orën 13:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, thuhet në njoftim.