LDK mirëpret gatishmërinë e partive qeverisëse për pranimin e propozimit të saj për demarkacionin

24.02.2018 15:08:42

Pas gatishmërisë së partive qeverisëse për të pranuar propozimin e LDK-së për demarkacionin me malin e Zi, LDK ka shprehur bindjen se kjo hap rrugën për ratifikimin sa më të shpejtë të saj në Kuvend e që do të mundësonte që qytetarët të lëvizin lirshëm.

LDK, po ashtu i bën thirrje edhe VV-së që të bashkohet  në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Ky është njoftimi i LDK-së:

Të nderuar/a

Lidhja Demokratike e Kosovës e mirëpret gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e LDK-së lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.
Kjo e hap rrugën që sa më parë në Kuvendin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje dhe të kërkojmë nga BE-ja që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, sikurse qytetarët e vendeve të tjera të rajonit.
LDK-ja fton edhe Vetëvendosjen të bashkohet në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje që është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.