LDK: Veprimtaria e prof. dr. Ali Gashit zë një vend të merituar!

06.03.2018 22:04:52

Zyra për Informim e LDK-së, ka njoftuar se LDK, në emër të kryetarit Mustafa, Kryesisë dhe strukturave të saj,  i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së ish-anëtarit të Kryesisë së saj, prof. dr. Ali Gashi me rastin e vdekjes së tij.

Ky është njoftimi i Zyrës për Informim të LDK-së:

Të nderuar/a

Me rastin e vdekjes së ish-anëtarit të kryesisë qendrore të LDK-së, Prof. Dr. Ali Gashi, në emër të kryetarit të LDK-së, Akademik Isa Mustafa dhe kryesisë së LDK-së, LDK dërgon këtë telegram ngushëllimi.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

E nderuara Familje Gashi, me rastin e vdekjes së veprimtarit të LDK-së, Prof. Dr. Ali Gashi, pranoni ngushëllimet tona dhe strukturave të LDK-së, për vdekjen e anëtarit të familjes tuaj. Kjo nuk është një humbje vetëm për familjen tuaj, por edhe për LDK-në dhe vendin tonë.
Veprimtaria e Prof. Gashit ashtu si në struktura të LDK-së por edhe në përgjithësi, zë një vend të merituar dhe respektuar.

LDK-ja do ta kujton Prof. Gashin si një veprimtar të devotshëm dhe të palodhshëm në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Me respekt,
Kryesia e LDK-së

LDK – Zyra për Informim