Liderja e ekstremit të djathtë dhe kandidatja për presidente në Francë, Marine Le Pen ka kritikuar monedhën e euros.

Ajo në një miting në Boredaux ka thënë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë ndryshim për Francën, raporton Reuters.
“Ne jemi në mëshirën e një monedhe që nuk përshtatet me ekonominë tonë. Euro është një thikë e ngulur në brinjët tona, që e bën të veprojë atë si duan të tjerët”, u shpreh Le Pen transmeton lajmi.net
Ajo është parë e bindur për fitore duke u frymëzuar nga triumfi i Trumpit dhe largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian.








































