Leonardo e përgënjeshtroi, por mediat italiane e çojnë Conten te Milani!

28.07.2018 12:51:06

Milani nuk heq dorë nga Antonio Conte. Pavarësisht deklaratave të Leonardos drejtorit të ri të përgjithshëm të kuqezinjve se klubi do të vazhdojë projektin me Genaro Gattuson në stol, mediat italiane kanë zbuluar se në ditët e fundit ka patur një takim mes brazilianit dhe ish trajnerit të Chelsea-it për të kuptuar mundësitë që ekzistojnë që Conte të marrë drejtimin e Milanit.

Leonardo i ka bërë të ditur Contes dëshirën e tij që ai të ulet në pankinën e 7-herë kampionëve të Europës dhe e ka pyetur nëse është e mundur nëse Conte mund të lirohet sa më shpejt nga kontrata që mban të lidhur me Chelsea-in, me klubin londinez që aktualisht i paguan trajnerit italian pagën prej 9 milionë eurosh në sezon ndërsa kjo shifër shkon deri në 17 milionë euro përfshirë edhe taksat.

Pavarësisht përgënjeshtrimeve Elliot po përgatit revolucionin e madh te Milani dhe pas përfundimit të turneut amerikan, Genaro Gattuso mund t’i japë lamtumirën Milanit, për t’i bërë vend Antonio Contes në stol.