Lërini fëmijët zbathur, të ecurit zbthur ndihmon forcimin e imunitetit

06.08.2018 23:19:45

Fëmijët duhet të qëndrojnë zbathur më shpesh. Qoftë në natyrë, ashtu edhe në shtëpi, qëndrimi zbathur c. Veçanërisht përmirëson ndjeshëm ekuilibrin, por edhe startin atletik, apo edhe hedhjet. Përtej benefiteve në aspektin postural dhe zhvillimin e lëvizjeve, të qëndrosh zbathur në barë ndihmon shumë forcimin e imunitetit, por edhe në mikroqarkullim më të mirë të gjakut.

Mjekët vijojnë të theksojnë se njeriu ka lindur në natyrë dhe duhet të rikthehet të gëzojë pak më tepër të mirat e saj, pasi kjo është gjëja më natyrale dhe e shëndetshme. Konkluzioni është arritur falë studimeve të universitetit gjerman Jena dhe është publikuar në revistën Kufijtë e Pediatrisë.

Kërkuesit kanë marrë në studim rreth një mijë fëmijë gjermanë dhe një mijë të tjerë nga Afrika e Jugut. Grupi i dytë ka shfaqur aftësi shumë më të larta në atletikë, kryesisht në ekuilibër, kërcim së larti dhe në sprint. Fëmijët afrikanë pjesën më të madhe të kohës qëndronin zbathur, ndryshe nga fëmijët gjermanë që kanë adaptuar natyrisht kulturën perëndimore, duke evituar në maksimum këtë praktikë. Ndoshta kjo është edhe një ndër arsyet përse afrikanët janë gjithnjë shumë të zotë në garat atletike.