Letonia ia vë gardhin Rusisë

05.02.2017 20:03:09

Shtetet baltike vazhdojnë forcimin e kufijve të tyre. Letonia raportoi ngritjen e segmentit të parë prej 23 kilometrash të një gardhi me tela me gjemba me Rusinë.

Ky vend ka një vijë kufitare prej 276 kilometrasg me shtetin rus. Gardhi është projektuar si përpjekje për të parandaluar ‘emigrantët e paligjshëm’.

Ndërtimi ka nisur në vitin 2015 dhe pjesa e parë prej 23 kilometra ka përfunduar tashmë. Qeveria letoneze ka ndarë një fond shtesë prej 6.3 milionë euro për ndërtimin dhe brenda vitit 2017 do të ndërtohen edhe 60 kilometra të tjerë.

Gardhi ka një lartësi prej 2.7 metrash dhe është rreth 20 centimetra më i lartë si gardhi estonez.