Lëviz në kahje të kundërt me motoçikletë, përplaset drejtpërdrejt me një motoçiklist tjetër – të shpëtojnë (Video, +18)

28.06.2019 18:23:03

Ky është momenti rrëqethës kur një motoçiklist përplaset drejtpërdrejt me një motoçiklist tjetër që po lëvizte në korsinë e kundërt të rrugës.

Ngjarje shokuese është filmuar nga kamera e vendosur në helmetë që shfaq Shubham Mohite, 24-vjeç, i cili derisa po kthehej me shpejtësi të madhe në Pune të Indisë, përplaset me një motoçiklist tjetër që po lëvizte në korsinë e tij.

Si rezultat i përplasjes së fuqishme ata rrëzohen në tokë, duke pësuar lëndime në pjesë të ndryshme të trupit. Ndërkaq Mohite që filmoi aksidentin, pranon se sa herë që e shikon këtë moment bëhet nervoz.

E të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon, kanë shkruar se si dyshja duhet të ndihen me fat që kanë shpëtuar të gjallë edhe pse me lëndime të shumta trupore.