Lëvizja Vetëvendosje organizon konference për FSK-në dhe rregullimet ligjore

Lëvizja Vetëvendosje organizon konference për FSK-në dhe rregullimet ligjore

20.03.2017 08:25:03

Iniciuar nga Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! me mbështetjen e Komitetit për Mbrojtje dhe Siguri! të po kësaj Lëvizjeje organizohet konferenca me temë “Forca e Sigurisë së Kosovës dhe rregullimet ligjore”.

Në konferencë janë të ftuar Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zyrtarë të lartë të fushës së mbrojtjes, përfaqësues të institucioneve, drejtues të Komisioneve parlamentare, profesionistë të fushës së mbrojtjes dhe sigurisë, profesorë, studiuese e studiues, ligjvënës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Hyrjen dhe prezantimin fillestar do ta bëjnë Kryetari Visar Ymeri dhe Deputeti Rexhep Selimi  nga  Lëvizja Vetëvendosje!.

Në këtë konferencë i ftuar nderi është dhe Alfred Moisiu ish President i Republikës së Shqipërisë në vitet 2002–2007.