Liberalizimi i vizave nuk sigurohet me ture turistike, thotë Avdullah Hoti

07.06.2018 10:59:59

Shefi i grupit parlamerntar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdulla Hoti ka komentuar në emër të grupit atë që e quan tur-turistik të Kadri Veselit në emer të lobimit për liberalizimin e vizave.

Në  një postim në facebook, z.Hoti shprehet se ky tur i kryetarit të Kuvendit është vetem shpenzim i kot i parave pasiqë për liberalizimin e vizave kontribohet duke e quar përpara agjenden për miratimin e ligjeve , që është punë e Kuvendit dhe e Qeverisë për precedimin e tyre në Kuvend.

Z. Hoti ka përmendur edhe mungesen  e transparencës nga ana e Kadri Veselit, duke thëksiuar se si grup parlamerntar nuk kanë marrë asnjë shkresëpër t’u informuar lidhur më qëllimet e këtij udhëtimi.

Ky është postimi z. Hotit në facebook:

Grupi Parlamentar i LDK-së nuk i bashkohet turit lobues – turistik të Kryetarit të Kuvendit sepse konsideron se liberalizimi i vizave nuk sigurohet përmes veprimeve të tilla.

Për të kontribuuar në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, Kryetari i Kuvendit duhet të sigurojë mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit të Kosovës për të aprovuar ligjet që janë të lidhura me MSA-në dhe në mënyrë specifike me Agjendën e Reformave Evropiane.

Si kryetar i partisë në koalicion, Kryetari i Kuvendit duhet të kujdeset që Qeveria të përmbushë obligimet karshi agjendës për integrim evropian të Kosovës.

Për informim të opinionit, Grupi Parlamentar i LDK-së nuk ka pranuar asnjë shkresë zyrtare nga Kryetari i Kuvendit lidhur me qëllimet e këtij udhëtimi, agjendë të takimeve dhe detale të tjera të rëndësishme për të planifikuar si duhet këtë vizite zyrtare.

Udhëtimet e tilla janë shpenzim i panevojshëm i parasë publike dhe dërgojnë mesazh të paqartë tek shtetet e BE-së.