Avokati i Trump: Kim Jong-un u lut për samitin

07.06.2018 10:24:54

Avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut u lut që samiti i tyre të riprogramohet, pasi presidenti amerikan vendosi ta anulojë atë.

Këto deklarata Giuliani i bëri gjatë një konference shtypi në Izrael, ku ndër të tjera theksoi se ishte pikërisht qëndrimi i ashpër i presidentit Trump që detyroi Penianin të shtrijë dorën.

“Kim Jong-un u kthye i përulur dhe u lut për mbajtjen e takimit. Ky është pikërisht pozicioni ku Amerika dëshironte ta fuste atë”, deklaroi Rudy Giuliani.

Takimi mes tyre është planifikuar të mbahet më 12 qershor, gjithmonë nëse nuk do të ketë surpriza të tjera.