Lideri i rrëzuar i Boko Haram është gjallë, por i plagosur rëndë

28.08.2016 19:27:06

Presidenti i Nigerisë Muhamad Buhar ka deklaruar se udhëheqësi i organizatës islamike Boko Haram është plagosur gjatë sulmeve të forcave nigeriane.

Buhar ka thënë në margjinat e konferencës ndërkombëtare për zhvillim të Afrikës në Tokio, se xhihadistët e Boko Haram që janë betuar në besnikëri ndaj ISIS-it, më nuk e kontrollojnë territorin e Nigerisë.

Ai ka thënë se ekstremistët janë ndarë në grupe të vogla dhe tash sulmojnë në objektiva më të “buta”.

Ushtria nigeriane ka deklaruar javën e kaluar se udhëheqësi i ekstremistëve  Abubakar Shekou është plagosur rëndë gjatë sulmeve ajrore ndaj caqeve të xhihadistëve në verilindje të Nigerisë.