Limaj aktivizon rininë e Nimsës që vullnetarisht t’i ndihmojnë familjet që nuk mund të shërbehen

18.03.2020 19:22:30

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se rinia e partisë së tij, do të jetë në shërbim të të moshuarve.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se situata e krijuar nga COVID-19, na bën të reflektojmë dhe të solidarizohemi me njerëzit e moshuar, të cilët kanë problem me furnizim dhe që nuk mund të shërben me gjërat elementare.

Kreu i Nismës ka thënë se duhet tregojmë kujdes për ata njerëz të cilët janë pa zë në këtë situatë.

“Rinia e Nismës Socialdemokrate, do të jetë në dispozicion për tu shërbyer të gjitha familjeve që nuk kanë rrugë tjetër ndihmese në këto ditë të vështira. Ne jemi të gatshëm për të shkuar nëpër këto familje për t’ju ndihmuar”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i Limajt, pa ndërhyrje:

Të nderuar qytetarë të Kosovës, Situata e krijuar nga COVID-19 na bën të reflektojmë dhe të solidarizohemi me njerëzit e moshuar, të cilët kanë problem me furnizim, sepse ata nuk mund të shërbehen me gjëra t elementare.

Ne duhet tregojmë kujdes për ata njerëz të cilët janë pa zë në këtë situatë. Rinia e Nismës Socialdemokrate, do të jetë në dispozicion për tu shërbyer të gjitha familjeve që nuk kanë rrugë tjetër ndihmese në këto ditë të vështira.

Ne jemi të gatshëm për të shkuar nëpër këto familje për t’ju ndihmuar. Me poshtë ju sjelli mesazhin e rinisë së Nismës Socialdemokrate: Shpresojmë të jeni mirë!

Vullnetarët e NISMA Socialdemokrate në shërbimin tuaj! Nëse jeni të moshuar ose në pamundësi për të shkuar në markete, farmaci dhe furra buke, na telefononi dhe ne do jemi të lumtur që të jemi afër jush në këtë situatë!

Na kontaktoni në 045-696-986 Qëndro në shtëpi, ne kujdesemi për Ju!

Rinia e NISMA Socialdemokrate.