Lista Serbe para seancës takon Marko Gjuriqin

09.09.2017 10:31:52

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të takohet në Beograd me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Temë diskutimi, në takimin e të lartë përmendurve, do të jenë kushtet e bashkimit me partitë që do jenë pjesë e Qeverisë së re të Kosovës.

Beogradi do kërkojë nga Lista Serbe që Prishtina duhet ta sigurojë formimin e Komunave me Shumicë Serbe, për të cilën është nënshkruar marrëveshje para katër viteve në Bruksel

Gjithashtu, pala serbe do të kërkojë se komuna e Prilluzhës dhe Plemetit të shkrihen në një, të ketë siguri për gjithë serbet që jetojnë në Kosovë, të mbrohen monumentet serbe në Kosovë e kushte të tjera që pritet të bëhen publike pas takimit.