Shefja e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini: Mënyra të reja për të luftuar radikalizmin, krijimi i një rrjeti ekspertesh nderkombëtar

09.09.2017 10:42:16

Federika Mogerini: Do të krijojmë një rrjet ekspertësh ndërkombëtarë Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian Federika Mogerini duke folur në fund të një takimi joformal të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së që u mbajt në Talin të Estonisë, tha se blloku është duke eksploruar mënyra të reja për të luftuar radikalizmin. “Kemi krijuar një rrjet ekspertësh ndërkombëtar për kundër terrorizëm, të cilët do të pozicionohen në disa vende të Bashkimit Evropian, si dhe kemi zhvilluar bisedime me autoritetet e këtyre vendeve për të shkëmbyer praktika, ndërkohë që kemi mësuar nga ato se si ta adresojmë parandalimin e radikalizmit tek të rinjt” tha Mogerini në një konferencë të përbashkët për gazetarë me ministrij e jashtëm të Estonisë Sven Mikser, përcjell rtv21.tv “Mendoj se në këtë fushë evropianë kanë shumë për të dëgjuar dhe për të mësuar”, shtoi ajo. Spanja dhe Finlanda së fundmi kanë qenë në shënjestër të sulmeve islamiste, të fundit të një vargu sulmesh në mbarë Evropën në 13 muajt e fundit, në të cilat militantët kanë përdorur automjete dhe armë, duke vrarë pothuajse 130 persona në Francë, Gjermani, Britani, Suedi dhe në Spanjë.