Pakistan/ Rrëzimi i avionit me 108 persona, ja momenti ku dy vetë nxirren të gjallë nga rrënojat

22.05.2020 17:25:26

Një avion me mbi 108 persona në bord u rrëzua sot në një zonë të banuar pranë qytetit Karachi në afërsi të rajonit Lahor, në Pakistan.

Sipas mediave të huaja, një menaxher banke dhe të paktën një pasagjer tjetër janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Zyrtarët pakistanezë thanë se dy njerëz kishin mbijetuar, ndërsa sipas një TV vendas janë tre të mbijetuar, ndërsa të tjerët raportohet se kanë vdekur.

Shkaqet e aksidentit dramatik janë ende të paqarta, por piloti raportoi për probleme teknike pak para rrëzimit në tokë.

Më poshtë fotot kur nxirren të mbijetuarit.