LIVE: Ja pamjet e policëve britanikë të plagosur sot në Londër (Video+18)

22.03.2017 19:09:28
Mediat britanike raportojnë se dy persona janë qëlluar jashtë Parlamentit të Britanisë së Madhe, në Londër.

Sipas Independent, njëri prej të plagosurve është oficer policie, i cili është qëlluar me thikë. Ndërsa agresori është qëlluar më pas nga policia. Raportohet se janë dëgjuar të paktën dy të shtëna me armë zjarri.

Punonjësi i policisë është jashtë rrezikut për jetën, kurse agresori mendohet se ka mbetur i vdekur. Punimet në zyrat e Parlamentit britanik janë pezulluar.