Vendvotimet në zonat e të matjes lindore të kohës, në Indiana janë mbyllur.
1:00- Në bazë të një përqindjeje të votave të numëruara, Donald Trump fitoi 52.5 karshi Hillary që mori 41 për qind të votave të qytetarëve, transmeton lajmi.net.
00:56- Trump fillon mbarë, edhe në shtetin e dytë del para Hillaryt (Video)
Sipas rezultateve të para, nga 4 mijë vota të numruara deri më tash, në Indiana po kryeson Donald Trump.
Sipas përqindjes, Trump aktualisht prinë me 71.1 për qind të votave, ndërsa vetëm 26.1 për qind janë për Hillary Clinton, transmeton lajmi.net.
Ky shtet i ka 11 vota elektorale.
Fushëbetejat kryesore, është në shtetet si Virginia, North Carolina dhe Ohio – ku vendvotimet mbyllen pas 60 minutash.
Për tu zgjedhur president i SHBA-ve kandidati duhet t’i ketë 270 vota elektorale.








































