Lladrovci bashkëbisedon me bashkatdhetarët për qeverisjen lokale

24.07.2018 21:14:32

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët në takim për të bashkëbiseduar për proceset e përbashkëta, si dhe për të dëgjuar kërkesat dhe idetë e tyre për një qeverisje lokale sa më të mirë për qytetarët e Drenasit.

Siç njofton Komuna e Drenasit, takimi do të mbahet të enjten (2 gusht), duke filluar nga ora 14:00 në restaurant “Dijamant”.

Përndryshe nga data 9 korrik 2018, Komuna e Drenasit ka nisur aktivitetet për muajin e Mërgatës 2018, event ky që mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës dhe do të zgjasë 28 ditë me aktivitete të ndryshme kulturore në Sheshin “Fehmi Lladrovci”, për nder të bashkatdhetarëve që të kalojnë sa më mirë në vendlindjen e tyre gjatë pushimeve verore së bashku me familje.