Loja psikologjike e Angela Merkelit, ja si e paralajmëroi Trumpin duke e uruar për fitore

15.11.2016 23:55:24

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, uroi për fitore presidentit amerikan, Donald Trump, por ajo gjithashtu në këtë urim i përdori disa truke psikologjike që flasin shumë për marrëdhëniet e tyre të ardhshme.

“Ne shohim përpara një bashkëpunim me ju”, i shkroi Merkel, Trumpit.

Shumica e udhëheqësve të botës i kanë uruar fitoren Donald Trumpit, pavarësisht deklaratave të

ashpra që i thanë për fushatën e tij zgjedhore, transmeton lajmi.net.

Qëndrimi gjerman është i ndryshëm. Angela Merkel i është drejtuar atij në një mënyrë që në psikologji quhet “reintegrative shaming” ose teoria mbi rëndësinë e vënies në dukje të faktorit të turpit në vepra të këqija dhe deklarata.

Merkel me kujdes dhe në mënyrë indirekte vuri në dukje kushtet e saj kur tha se “Do të shohim të punojmë përpara me Trumpin në bazë të mirëkuptimit të ngushtë mbi bazën e vlerave të demokracisë, lirisë, respektit të ligjit dhe të dinjitetit të njerëzve, pavarësisë së origjinës, ngjyrës së lëkurës, fesë, gjinisë, orientimeve seksuale ose pikëpamjeve politike”.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së dhe votuesit e tij ndjehen të inkurajuar nga fitorja, por ata do të ndjehen të pranuar vetëm kur ata marrin një mesazh që lexon: “Mirë se vini në klub”.