LSDM: Do ta heqim taksën për radiodifuzion!

12.01.2017 11:30:08

Qytetarët nuk do ta paguajnë tarifën radiodifuzive, kështu sot në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni LSDM-ja ka kujtuar premtimin e saj në fushatën zgjedhore.

“Qytetarët kanë shprehur se duan një qeveri të re të përgjegjshme, e cila do të kujdeset për nevojat e tyre, dhe kjo është një nga nevojat e tyre. Pasi kjo është një nga masat për të ulur koston e jetesës së qytetarëve. Kjo gjithashtu do të lehtësojë presionin e qytetarëve të cilëve tani përmbaruesit u trokitin në derë, nuk mund të marrin pagë – për shkak të llogarisë së bllokuar’, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Kështu, ata thonë, se mbaroi koha e kërcënimeve aktuale dhe bllokimeve ndaj qytetarëve nga DHP për tarifën radiodifuzive.

LSDM poashtu thotë se televizioni i Maqedonisë do të financohet nga Buxheti i shtetit dhe mjeteve tjera, nga të ardhurat e operatorëve kabllovik dhe me anë të mënyrave tjera si dhe nuk do të ketë reklama komerciale në RTVM.