Lu dhe Arvizu takohen me Ramën në kryeministri

04.04.2017 08:53:30

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, së bashku me zv.sekretarin e shtetit për narkotikët, Aleksandër Arvizu, janë takuar me kryeministrin Rama në godinën e kryeministrisë.

Sipas burimeve, takimi po të përqendrohet në situatën e fundit politike, ku opozita ka bojkotuar prej më shumë se një muaji Parlamentin dhe ka kërcënuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje pa krijimin e një qeverie teknike.

Një ditë më parë, Lu dhe Arvizu, janë takuar fillimisht me kreun e opozitës Basha dhe më pas me kryetarin e Kuvendit, Meta.