Lufta ndaj COVID-19, Kina i ofron mbështetje SHBA-së

27.03.2020 18:13:42

SHBA renditet tashmë e para për numrin e infektimeve në botë, me mbi 85,000 raste. Në Vuhan, qyteti kinez ku u shfaq shpërthimi, autoritetet arritën ta kufizonin epideminë dhe tashmë po lehtësohen masat e karantinimit.

Vuhan, i cili ishte bllokuar për më shumë se dy muaj, u hap për trafikun hyrës të premten, megjithëse makinat nuk lejoheshin të largoheshin. Dhe provinca Hubei, që ka kryeqytet Vuhan, hoqi kufizimet kufitare të mërkurën për të gjithë, përveç Vuhanit, i cili do t’i lejojë njerëzit të largohen nga qyteti duke filluar nga 8 Prilli.

Sipas “Reuters”, në një pikë kontrolli që hynte në qytet të premten në mbrëmje, tre korsi ishin të hapura për trafik, por kishte pak makina, me një ushtarak që qëndronte në secilën korsi duke kontrolluar kodet shëndetësore të telefonisë celulare të pasagjerëve të mbërritur.