Luiza Gega zbulon pasionin sekret, ndoshta sot nuk do ishte sportiste…

11.03.2021 23:15:06

Luiza Gega është një rekordmene e njohur që e ka nderuar Shqipërinë me arritjet e medaljet e saj, por pasionet e saj e tejkalojnë sportin.

Jashtë barrierave të sportit dhe asaj femrës së fortë që nuk ia ndjen për asgjë, siç jemi mësuar ta shohim zakonisht, në emisionin sportiv “Jashtë Loje” në Top News, Luiza Gega tregoi anën tjetër të një gruaje të brishtë dhe me dëshira të mbetura peng.

Pasioni i saj ishtë që të bëhej një stiliste dhe Luiza rrëfen se kishte shumë dëshirë që tu qepte fustane kukullave.

“Unë kisha edhe një pasion tjetër që po të ishte mami im këtu do ta tregonte shumë mirë, unë vdisja që tu bëja fustane kukullave, por që imagjinoja në mendjen time. Merrja rrobat, i merrja mamit tyle ju bëja rroba edhe merrja ca tela, kam pasur një imagjinatë shumë të zhvilluar. I bëja aq bukur saqë mi vendoste mami për zbukurim anës televizorit…”

Ndaj sot Luiza Gega mund të ishte një stiliste apo një shkrimtare, sepse ajo shton se i pëlqente të shkruante edhe poezi.