Lulzim Basha: Ajo që nisi në Kukës nuk do ndalet 

02.04.2018 13:34:35

Kreu demokrat Lulzim Basha, ishte i pranishëm në përkujtimin e 4 dëshmorëve të demokracisë në qytetin e Shkodrës. Ai deklaroi se heronjtë e 2 prillit janë frymëzim i përhershëm.

Në këtë aktivitet, nuk munguan akuzat e kryedemokratit në drejtim të kryeministrit Edi Rama.  Basha tha se Kukësi e ndali të keqen dhe theksoi se ky është një fillim i mbarë i pranverës.

“Në Shqipërinë e Edi Ramës, njësoj si në atë të diktaturës nuk ka të ardhme dhe emigracioni vijon të shihet si zgjidhje. Një grup njerëzish synojnë të pasurohen për vete, duke vjedhur e grabitur vendin.

Ky është muaji ku maska e Edi Ramës ka rënë. Taksa e rrugës, taksa e pronës, fatura e ujit dhe dritave, heqja nga ndihma ekonomike, janë tregues se ai tallet me popullin e tij.

I them sot nga Shkodra se ajo që nisi në Kukës nuk do ndalet dhe nuk ka për të ndaluar derisa tirania e krimit të rrëzohet

5 ditë më parë Rama e sfidoi popullin me fjalorin e tij të ndryrë dhe populli i Kukësit i dha përgjigjen e merituar. Ata nuk mund të pranojnë haraçin e një grupi njerëzish që pasurohen”, deklaroi Basha.