Lulzim Basha dhe mbështetës të PD-së përfundojnë në spital pas mitingut

28.05.2017 17:54:05

Kreu demokrat Lulzim Basha dhe 76 mbështetës të Partisë Demokratike kanë përfunduar në QSUT pas mitingut të djeshëm. Mësohet se pas mitingut ata kanë shfaqur probleme me sytë, si skuqje, djegie dhe lotim.

Prej tyre, vetëm 3 persona me shqetësime shëndetësore po mbahen ende nën kujdesin e mjekëve, ndërsa të gjithë të tjerët janë larguar për në banesat e tyre pas marrjes së ndihmës së parë.

Mësohet se në ambientet e spitalit ka mbërritur rreth orës 04:39 të mëngjesit edhe Lulzim Basha.

Dyshohet se ky problem mund të jetë shkaktuar si pasojë e hedhjes së lëndëve djegëse.

Deri më tani nuk ka një përgjigje të plotë se për çfarë bëhet fjalë, por policia ka nisur hetimet për të saktësuar se nga se ju shkaktuan këto simptoma simpatizantëve të PD-së.