Tetë të vdekur pas të shtënave në Mississippi Tetë të vdekur pas të shtënave në Mississippi

28.05.2017 19:11:08

Pas disa të shtënave gjatë natës në qytetin amerikan, Mississippi, tetë persona kanë mbetur të vdekur, duke përfshirë edhe zëvendës shefin e policisë, shkruan BBC

Të shtënat kanë ndodhur në tre lokacione të ndryshme në Bogue Chitto dhe Brookhaven në Lincoln County.

Një mashkull i dyshuar i cili është emëruar si Cory Godbolt, është ndaluar mëngjesin e së dielës dhe është duke u mbajtur në paraburgim.

Autoritetet kanë deklaruar që ende është herët që të diskutohet për motivet e këtyre vrasjeve.