Lulzim Basha reagon për ndarjen nga jeta të Andrea Stefanit

03.12.2016 21:54:31

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit Andrea Stefani.

Në një status në Facebook, kreu i demokratëve thotë se Stefani është ndër kontribuuesit e parë në median shqiptare në vitet e para të demokracisë.

Andrea Stefani eshte nje nder kontribuesit e pare ne mediat shqiptare, pas rënies së komunizmit. Me ikjen e tij u shua një zë i veçantë dhe i fortë i diskutimit publik në vend. U prehtë në paqe. Ngushëllime familjes dhe të afërmëve”, thotë kryedemokrati Lulzim Basha.