A kushtëzohet takimi i Ramës me Putin nga trashëgimia e tij direkte atërore, pra dosja Mitrokin?,-shtron pyetjen ish-kryeministri Sali Berisha duke theksuar se Edi Rama prej disa muajve ka kërkuar takim me Vladimir Putinin.
Deklaratat e fundit të Edi Ramës për një devijim të rrugës së Shqipërisë nga integrimit në BE, drejt Rusisë janë parë si formë kërcënimi që ky i fundit po u bën liderëve të Unionit, pas vendimit për të mos hapur negociatat me Shqipërinë. Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar këto deklarata, ndërsa theksoi se Edvini nuk do i thonte jo një takimi me Putin. Në një reagim në facebook ish kryeministri Berisha theksoi se Rama ka kohë që kërkon takim me Putin, ndërsa ky i fundit ka rënë dakord ta pres sapo të plotësoj disa gjëra ‘të vogla’.“Të dashur miq, të vetmin lajm që mediat arritën të veçojnë nga monologu dy orësh i Ramës me Ballën ishte dëshira e tij për të takuar Vladimir Putinin. Analistet e interpretojnë ketë si një formë presioni ndaj BE për ndikimin e faktorit të tretë në Shqipëri në rast të mos hapjes së negociatave nga BE. Kjo mund të jetë e vërtet, ndonëse një presion i tillë mund të ndikojë në të kundërt. Të tjerë mendojnë se i ati i Ramës, i shkolluar dhe më shumë se shkolluar në Rusi është një kalorës i zi në seksionin për Shqipërinë të dosjes Mitrokin. Madje e marrin ketë si të vërtet të mirëfilltë. Nuk mund të them se çfarë fshihet në dëshirën e Ramës për të takuar Putinin por e vërteta është se prej shumë muajve Rama kërkon takim me Putinin dhe ky i fundit ka rënë dakord të pres Ramën sapo ky të plotësoj ca gjëra të “vogla””, përfundon ish-kryeministri Sali Berisha.
Kronika:Rama vijon kërcënimet ndaj BE me shtrirjen e sundimit rus në Shqipëri/Ashtu siç pati paralajmëruar në takimin me Kancelaren gjermane Merkel se nëse BE na lë jashtë shtëpisë së saj në Bruksel, atëherë një forcë e tretë po avantazhon në Ballkan duke shtrirë interesat e saj, sidomos në Ballkanin Perëndimor. E kjo forcë është Rusia. Këtë qëndrim që qartazi është një kërcënim për BE, Rama e përforcoi një ditë më parë në emisionin Top Story. Por, përmendja e një ndikimi rus në territorin tonë dhe më keq akoma shtrirja e islamit radikal, nuk tregon gjë tjetër veçse etjen që ka ky kryeministër për të qëndruar në krye të Shqipërisë edhe për një mandat tjetër, pikërisht përmes çeljes së negociatave, pavarësisht se vendi ynë nuk ka përmbushur kriteret. Konkretisht Edi Rama u shpreh: Ju si do ta përballonit si kryeministër i një vendi të vogël ku ndikimi rus nuk është se është larguar, përkundrazi, aktiviteti diplomatik i federatës ruse është shtuar së fundmi. Ju si do ta përballonit? Edi Rama: Shqipëria ka qenë një ndër vendet anëtare të NATO-s që brenda aleancës ka mbështetur qasjen e re të samitit të fundit në raport me Rusinë, që është shtrëngim dhe dialog. Ne e kemi mbështetur këtë qasje dhe ne nuk kemi armiqësi me Rusinë, përkundrazi dhe fakti që jemi tërësisht të orientuar në vijën tonë drejt Perëndimit, nuk na pengon që me Rusinë të kemi një dialog. Megjithatë, këtë nuk e vendosim ne, pasi duhen dy për të hedhur një valle. Shqipëria ka një batalion në vendet balltike në kuadër të NATO-s. Rama: Shqipëria është një anëtar i vogël i NATO-s dhe do të marrë pjesë në gjithë operacionet e NATO-s. Në kuadër të dialogut, ju do ta takonit Vladimir Putinin? Rama: Nuk ka qenë asnjëherë në rendin e ditës një gjë e tillë, por nëse do të vendosej, nuk do të kisha asnjë ngurrim që ta takoja. Kjo është një ndër deklaratat më të rënda të bëra nga ndonjë kryeministër, ndërsa ne shohim grykësinë e pafundme që mbizotëron tek Edvini për të ngrënë në kurriz të shqiptarëve. Edi Rama e don anëtarësimin në BE si një pazar fëmije, që llastohet duke kërkuar atë çka nuk meriton, ndërsa kërcënon në emrin e Shqipërisë për një rrezik që ne shqiptarët jo vetëm nuk e honepsim, por s’kemi asgjë të përbashkët me ta, pasi ëndrra jonë dje, sot dhe nesër mbetet ‘rruga evropiane’. Rama dje foli si konsull i Rusisë, ku përmes kërcënimeve synon të fitojë mbi kriteret demokratike të Evropës.









































