Ministri gjerman paralajmëron: Droga nuk ka vend në BE

03.12.2016 22:03:00

Televizioni gjerman zbardh arsyen se pse Edi Rama mbajti të fshehtë vizitën në Tiranë të ministrit Federal të Ushqimit dhe Bujqësisë në qeverinë e Merkelit, Christian Schmidt

Edi Rama ka qenë në dijeni të vendimit të Angela Merkelit, 11 ditë para se të zhvillohej vizita në 28 nëntor. Në datën 17 nëntor kryeministrinë e ka vizituar ministri Federal i Ushqimit dhe Bujqësisë në qeverinë e Merkelit, Christian Schmidt. Por kjo vizitë e Schmidt në Tiranë çuditërisht ka kaluar pa zhurmë dhe pa asnjë njoftim zyrtar nga ana e kryeministrisë, që e ka për zakon të bërë publike të gjitha vizitat, e sidomos ato që flasin mirë për Ramën. Por vizita e Schmid nuk ka qenë e tillë. Ky i fundit kishte ardhur në Tiranë që t’i shpjegonte Edi Ramës, kushtet që duhej të plotësoheshin. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Televizionin publik gjerman ARD pas vizitës në Tiranë në 17 nëntor 2016. Schmidt: “Vendet importuese te kanabisit janë ato të Bashkimit Europian; domethënë problemi vjen direkt tek ne. Këtë problem duhet ta luftojmë së bashku. Prodhimi e tregtia e drogës nuk na duhet në BE”. Ministri i Bujqësisë ishte në një farë mënyre emisari i kancelares, Angela Merkel në Tiranë për të përgatitur vizitën e shefit të qeverisë Edi Rama në Berlin ditën e hënë. Mesazhi kryesor i tij ishte se çelja e e negociatave për anëtarësimin në BE mbeten të lidhura me kushte. Schmidt: “Komisioni Europian ka shënuar disa përparime në Shqipëri por ka dhe gjëra që duhet të sqarohen si gjendja e korrupsionit. Ne kemi edhe shqetësimin e përgjithshëm të rreziqeve nga jashtë Europës….”