Lulzim Basha rikonfirmohet në krye të PD, Selami humb thellë

23.07.2017 11:17:45

Lulzim Basha rikonfirmohet në krye të Partinë Demokratike edhe për katër vitet e ardhshme. Nga 73 kuti, 53931 vota për Bashën, 5136 për Selamin.

Në të gjitha qytetet ku votat tashmë janë numëruar, kreu aktual i PD, kryeson me të paktën dyfishin e votave.

Basha është shpallur zyrtarisht kryetar i partisë Demokratike pasi ka fituar garën kundër Eduard Selamit, me 91% të votave.

Gjithsej kanë votuar 59834 antarë të PD-së. Basha ka marrë 59067 vota ndërsa Selami 5136 vota. Të pa vlefshme 767 vota.

Votat sipas qendrave të votimit në qarqe

Në kutinë e Këlcyrës, Lulzim Basha mori 243 vota,  ndërsa Eduard Selami mori 39.

Në kutinë e Poliçanit, Basha mori 142 vota, Selami mori 18.

Në kutinë e Skraparit, Basha mori 94 vota, Selami mori 32.

Në kutinë e Beratit, Basha mori 542 vota, Selami mori  181

Në kutinë e Pogradecit, Basha mori 690 vota, Selami mori 42.

Në kutinë e Tropojës, Basha mori 513 vota, Selami mori 58.

Në kutinë e Kuçovës, Basha mori 281 vota, Selami mori 125.

Në kutinë e Gramshit, Basha mori 362 vota , Selami mori 62.

Në kutinë e Devollit, Basha mori1364 vota, Selami mori 171.

Në kutinë e Mirditës, Basha mori 599 vota, Selami mori 88.

Në dhjetë kutitë e para dominon ndjeshëm Lulzim Basha ku nga 5646 vota të vlefshme, Basha ka marrë 4830 vota, ndërsa Selami ka marrë 816.

Në kutinë e Paskuqanit, Basha mori 937 vota, Selami mori 72.

Në kutinë e Bulqizës, Basha mori 1270 vota, Selami mori 38.

Në kutinë e Njësisë 11 Tiranë, Basha mori 1319 vota, Selami mori 142.