Lutfi Haziri lëshon tryezën, thotë se për dialogun duhet të diskutohet në Kuvend

04.07.2018 18:09:24
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka dalur nga tryeza e partive politike për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Haziri ka thënë se për temën e dialogut duhet të diskutohet në Kuvend, raporton lajmi.net.

“LDK-ja distancon veten publikisht nga një çështje e tillë deri sa të diskutohet në Kuvend. Duhet të sillemi përgjegjshëm, sot u pa mënyra se si e injorojnë pjesëmarrjen e opozitës. Ne e dhamë qëndrimin tonë dhe e lëshuam mbledhjen”, theksoi Haziri.

Ndryshe në këtë tryezë nuk ka shkuar as Lëvizja Vetëvendosje.