LVV-ja n’kerkim të identitetit të dërmuar e t’dëmtuar rënd…!

14.04.2019 23:25:24

Nga Fatmir Bajraj

I ka humbur lamshi LVV-së, pasi SHIK-u i’a rrëmbeu nga trupi një pjesë t’ndjeshme t’saj, e cila sa e zvogëloj, ma shumë trembi LVV-në, duke i luhatur besimin n’vete…! Aty më s’dihet ; as kush pinë dhe as kush paguan ! Herë ja fusin e herë i’a nxjerrin Donikën…?! I’a hoqën edhe një tufë prej 12-tave… I hjekin sa t’duan e sa herë t’duan…

Dikur SHIK- u vetë , i dresonte për futje gazi n’ambientët e Parlamentit dhe në vetë seancat të cilat drejtonte Krye-SHIK-isti, Kadri Veseli, më vonë i kacafyti ndër vete deri në ndarje t’saj n’mes Albinit e Shpendit, dhe kush e di së cili do jet fati i LVV-së në të ardhmën, dhe sigurisht i varur nga interesi i SHIK-ut famëkeq !

Një shkundje i nevojitët LVV-së dhe t’shoh çfarë dhe sa vertetë mbetët vetëvetja, dhe kjo shkundje mund t’kapercehet me një metamorfozë t’kujdeshme ose një proces t’dhimshëm, katarsi…! Një ndarje t’re, LVV- ja se mbijetonë dot, ajo e shkaperderdhë dhe e përplasë copë e grimë…! Kapacitetet intelektuale dhe menagjuese t’LVV-së, lënë shumë për të deshiruar, andaj edhe hyrja n’jetën publike parlamentare, e demistifikoj dhe e përplasi pamshirshëm dhe keq ! LVV-ja, s’është sikur dje, ajo tanimë është e demistifikuar dhe e prekshme, si e tillë duhet të testoj vetën n’tregun e egerë politik t’vendit, sajesë artificiale e së cilës është faktikisht ! f.b