Maliq, vetëvritet me armë zjarri 22-vjeçari, nuk dihen motivet

27.12.2016 13:43:41

Një 22-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri në fshatin Vreshtas në Maliq.

Trupi i pajetë u gjet nga familjarët në afërsi të banesës së tij, ndërsa pranë viktimës u gjet edhe arma e zjarrit automatike me të cilën dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.