MAPL mbështet komunën e Deçanit për zbatimin e projektit”Ndërtimi i rrugës së shkollës “Kelmendi” në fshatin Rastovicë”

08.02.2017 11:53:55

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Rasim Selmanaj, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për zbatimin e projektit “Ndërtimi i rrugës së shkollës – Kelmendi- në fshatin Rastovicë“.

Në kuadër të mbështetjes financiare për komunat, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të vazhdojë nënshkrimin e marrëveshjeve të mirëkuptimit edhe me komunat tjera të Kosovës.