Ismet Beqiri priti drejtorin e Fonadacionit Konrad Adenauer Stiftung, Johannes Rey

08.02.2017 11:47:10

Sot, në selinë qendrore të LDK-së, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Ismet Beqiri ka mbajtur një takim me drejtorin e Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung Kosovo z. Johannes Rey, Fondacion i përkrahur dhe mbështetur nga CDU.

z. Johannes u informua për punën dhe aktivitetet e LDK-së, zgjedhjet e suksesshme në Forumin e Gruas dhe atë të Rinisë, për punën e suksesshme që po bënë Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Kryetari i LDK-së njëherit kryeministri Isa Mustafa dhe për përgatitjet e zgjedhjeve të sivjetshme lokale.

z. Ismet Beqiri e falenderoi drejtorin e këtij Fondacioni për përkrahjen e vazhdueshme që i jep LDK-së si partnere e vetme në Kosovë, në realizimin e shumë projekteve që kanë të bëjnë me partinë dhe forumet si pjesë e strukturës së LDK-së.
z. Beqiri e njoftoi edhe për takimet e rregullta që LDK-ja është duke i mbajtur me qytetarë dhe për organizimin e elektoratit dhe mobilizimin e të gjithë qytetarëve.

z. Johannes vlerësoi procesin zgjedhor të Forumit të Gruas dhe të Rinisë, ku LDK-së i’u bashkuan shumë gra dhe të rinj e të reja. Poashtu ai e çmoi shumë maturinë dhe punën e kryeministrit Mustafa gjatë këtyre ditëve dhe ofroi mbështetjen e fuqishme të tij për LDK-në dhe procesin zgjedhor të këtij viti.
Drejtori i KAS-it u informua se LDK-ja është duke punuar fuqishëm që këtë vit të fitojnë në shumicën e komunave, ai gjithashtu diskutoi për aktivitetet e LDK-së në të ardhmen.

Në fund të takimit u tha që bashkarisht do të punohet për agjendën e këtij viti, caktimin e prioriteteve, dhe për vazhdimin e bashkëpunimit ne mes të KAS-it dhe LDK-së.