MAPL mbështet komunën e Zubin Potokut

15.02.2017 19:11:21

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe nënkryetarja e komunës së Zubin Potokut, Latinka Utvic, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizmin e projektit -Ndërtimi i rrugëve dhe hapësirave për parking- në Zubin Potok.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të vazhdojë nënshkrimin e marrëveshjeve të mirëkuptimit edhe me komunat tjera të Kosovës për financimin e projekteve kapitale me interes për komunat.