Maqedoni, Papa Françesku përkulet para përmendores së Nënës Terezës

07.05.2019 12:52:02

Pas vizitës me kreun shtetëror në Vilën Vodno, në kuadër të viiztës në Maqedoni Papa Françesku ka vazhduar vizitën e tij në Shtëpinë Muze të Nënës Terezë, ku është përkulur para përmendores së Shën Terezës në Sheshin Maqedonia.

Papa Françesku gjithashtu ka vizituar muzeun brenda ku gjithashtu realizoi lutje. Brenda Muzeut të pranishëm ishin edhe kreu i kishës ortodokse, kryepeshkopi Stefan dhe kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoni, reis Sulejman Rexhepi