Maqedoni – Vdes foshnja në përplasjen e veturës së ambulancës me një kamion

23.08.2016 15:14:33

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën magjistrale Shtip-Radovish, në afërsi të fshatit Llakavicë. Sipas policisë, një automjet “Fiat Doblo”, pronë e Spitalit të përgjithshëm në Strumicë, i drejtuar nga 58 vjeçari L.Ç., në të cilën kanë qenë edhe V.T. (30), S.S. (53) dhe një bebe e sapolindur nga 39 vjeçarja E.U., është përplasur me një kamion “MAN” me targa të Radovishit, të drejtuar nga 27 vjeçari M.T. nga Kavadari.

Në këtë aksident lëndime më të rënda ka marrë bebja e sapolindur. Edhe pse me veturë të emergjencës është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup, në ora një pas mesnate ka ndërruar jetë. Në aksident lëndime ka marrë edhe bashkudhëtarja S.S.