Marko Gjuriq viziton sot vendin tonë

Marko Gjuriq viziton sot vendin tonë

26.01.2018 09:38:06

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Mladen Sharçeviq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do të vijnë në Kosovë ku do të vizitojnë sot gjimnazin, institucionet parashkollore në Hoçë të Madhe dhe Rahovec.

Në orën 13:00 ata do të qëndrojnë në Rahovec, kurse më pas do të vazhdojnë vizitat në institucionet arsimore të fshatit Hoçë e Madhe,

Kjo vizitë e zyrtarëve serb vjen pas asaj të presidentit të këtij vendi, Aleksandar Vuçiq gjatë fundjavës.