Mattis tha se ai besonte se kreu i Shtetit Islamik shte ende gjallë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis tha dje se ai besonte se kreu i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi ishte ende gjallë.
Deklarata e Mattis vjen si rezultat i një raporti të një mbikëqyrësi sirian për të drejtat e njeriut javën e kaluar, informacionet e të cilit konfirmonin vdekjen e Baghdadi.
Rami Abdel-Rahman, kreu i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) me banim në Britani, tha se Abu Bakr al-Baghdadi kishte vdekur në një fshat, në provincën e Deir al-Zour , në Sirinë Lindore.
Por, Abdel Rahman nuk dha detaje se si mund të ishte vrarë Baghdadi.
Në qershor, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë e aktivistëve të opozitës në Londër e themeluar në maj të vitit 2006, qëllimi i të cilës është të dokumentojë shkeljet e supozuara të të drejtave të njeriut në Siri, kryesisht e fokusuar në luftën civile siriane, kundërshtoi një pretendim të Rusisë se al-Bagdadi mund të ishte vrarë gjatë një sulmi ajror në qytetin e Raka, në Sirinë Veriore, më 28 maj.
Në 2014, Al-Baghdadi shpalli një kalifat, regjim islamik që përfshinte zonën e Irakut dhe Sirisë dhe xhaminë e madhe al-Nuri në Mosul.
Ai e konsideronte veten si pasardhës i Muhamedit duke pretenduar titullin e kalifit, udhëheqësin e të gjithë myslimanëve.
Kalifi ka qenë sunduesi civil dhe mysliman, i quajtur ndryshe si pasardhësi i Muhamedit.
Kalifi qeverisi Bagdadin deri në vitin 1258 dhe më pas Egjiptin deri në pushtimin otoman në vitin 1517.
Titulli u mbajt nga sulltanët osmanë derisa u hoq në vitin 1924 nga Ataturku.