May: Nuk kam frikë t’i flas pa drojë Presidentit Trump

25.01.2017 18:52:33

Kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi se nuk kishte asnjë lloj frike që t’i flasë hapur dhe pa drojë Presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të tyre që mbahet të premten e ardhshme në Uashington.

Deklaratën e sipërcituar, May e bëri gjatë një seance pyetjesh në Dhomën e Komunave, në një përgjigje ndaj liderit laburist, Jeremy Corbyn, i cili e pyeti shefen e kabinetit britanik se çfarë qëndrimi do të mbante për sa i përkiste akuzave të Trumpit për gratë si edhe premtimit të tij për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën.

”Marrëdhënia speciale që kemi mes dy vendeve tona do të më lejojnë që të flas para tij pa retiçenca”, deklaroi May.