Fillojnë vërshimet më Louisiana, qeveria federale deklaron gjendjen e katastrofës

15.08.2016 09:33:15

Guvernatori i shtetit jugor amerikan të Louisianas ka thënë se mbi 10 mijë njerëz janë nëpër strehimore dhe mbi 20 mijë njerëz janë shpëtuar në tërë shtetin nga vërshimet që e kanë goditur këtë shtet.

John Bel Edwards ka thënë mbrëmë se objektet e mëdha në Baton Rouge, kryeqyteti i këtij shtetit federal, do të mbahen të hapura që të pranojnë personat e evakuuar.

Edwards ka thënë se presidenti Barack Obama e ka thirrur në telefon dhe i ka thënë se “populli i Louisianas jugore janë në lutjet e tij dhe se qeveria federale do të jetë një partner solid”.

Qeveria federale tashmë e ka deklaruar gjendjen e katastrofës së madhe në katër komuna pas vërshimeve.

Vërshimet e kanë goditur një pjesë të këtij shteti pas të reshurav të pandërprera gjatë tërë javës.