Të paktën pesë të vdekur nga vërshimet në Louisiana (video)

15.08.2016 09:39:29

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka lëshuar një deklaratë për gjendje të jashtëzakonshme në shtetin Louisiana, ku të paktën pesë persona kanë vdekur ndërsa më shumë se 20,000 janë shpëtuar nga ekipet e emergjencës pas vërshimeve që kanë kapluar vendin.

Lajmërimi i Obamas ka ardhur të dielën pasi guvernatori i këtij shteti John Bel Edwards, ka thënë se veturat i ka marrë uji, shtëpitë janë vërshuar dhe edhe spitalet janë në rrezik të përmbyten.

Pritet që gjatë ditëve në vazhdim, pavarësisht kohës me diell, të vazhdojë të bije shi dhe të rritet niveli i ujit në shumë zona të vendit.